PE do të largohet nga Strasburgu?

20/11/2013 15:30

Parlamenti Europian kërkoi ndryshimin e traktitit themelor të BE-së, i cili përcakton si seli të parlamentit qytetin francez të Strasburgut.

Sipas eurodeputetëve, caktimi i Brukselit si seli e Parlamentit do të shmangte kostot e larta të transportit të përmuajshëm të stafit jo të përhershëm, përfshi deputetët, nga zyrat e tyre në Bruksel drejt selisë së Parlamentit në Strasburg.

Në mendimin e tyre, shumica e eurodeputetëve besojnë se ndarja e punës midis dy qyteteve rrit jo vetëm kostot, por edhe shpërdorimin e kohës.

Shpenzimet logjistike janë rritur vazhdimisht në vitet e fundit, ndërsa Parlamenti është bërë më i madh dhe më i fuqishëm.

Në mënyrë që të ndryshojë traktati nevojitet unanimiteti i të gjithë vendeve anëtare, ndaj Franca ka ende në dorë ta bllokojë atë.

Vetëm qeveritë europiane, të grupuara në strukturën e Këshillit të Europës janë në dorë të ndryshojnë të gjitha së bashku traktitin themelor.

Shumica e punës së përditshme të BE-së zhvillohet në Bruksel, ku mbahen samitet, mbledhjet zyrtare dhe ato të Këshillit të Europës.

Transferimi drejt Strasburgut përfshin atë për 766 eurodeputetë dhe më shumë se 3 mijë anëtarë të stafit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA