Arrestimi i shoferëve do të vazhdojë

18/11/2013 00:00

Policia e Shtetit ngulmon ta marrë seriozisht aksionin e arrestimit të
drejtuesve të dehur të automjeteve dhe pa patentë, pavarësisht faktit të
lirimit të tyre nga Prokuroria apo Gjykata.

Drejtori i ri i Qarkullimit në vend, gjatë një konference per shtyp beri te ditur arrestimet e 10 diteve te para.

“Gjatë këtyre ditëve janë arrestuar gjithsej 135 persona, nga të cilët 27 persona janë arrestuar për drejtim mjeti nën gjendje te dehur dhe 108 persona janë arrestuar per drejtim mjeti pa patente. 52 persona janë drejtues autoveturash dhe 56 drejtues motorrash”, njoftoi Ervin Hoxha, drejtor i Qarkullimit Rrugor.

Policia e Shtetit është e vendosur të vijojë punën e saj me këto masa shtrënguese, si një detyrim ligjor me qëllim disiplinimin e përdoruesve të rrugës dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

Hoxha thote se policia nuk ka qellim te mbushe burgjet me shofere te dehur apo pa patente, por te ule ne menyre drastike numrin e aksidenteve.

“Qëllimi i Policisë Rrugore nuk është për të mbushur burgjet, por qëllimi i Policisë Rrugore është për të shpëtuar jetët, për të parandaluar aksidentet dhe nëse në Kodin Penal këto vepra janë të parashikuara si të tilla dhe Policia e Shtetit nuk ka pse të tolerojë. Unë mendoj se ndryshimi i sjelljes së përdoruesve të mjeteve nëpërmjet ndëshkimit është eficent”, tha Hoxha.

Policia e Shtetit informoi gjithashtu se do te nise kontrolle te rrepta per mos perdorimi e rripit te sigurimit, perdorimin e celularit ne timon, si edhe per mosperdorimin e kaskave të motorrëve.

Top Channel

Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë