Xi Jinping: Vetëm socializmi shpëton Kinën

16/11/2013 00:00

Pak ditë pas reformave të rëndësishme në ekonomi dhe në fushën e të drejtave të njeriut që pleniumi i tretë i Partisë Komuniste kineze ndërmori, presidenti vendas, Xi Jinping deklaroi se “vetëm socializmi mund të shpëtojë Kinën”.

“Vetëm socializmi mund të shpëtojë Kinën tonë dhe vetëm hapja dhe liria ekonomike mund të zhvillojë atë”, citohet nga mediat shtetërore presidenti Jin Ping.

Në përfundim të pleniumit u vendos lehtësimi i politikave strikte mbi fertilitetin. Tashmë cifteve të caktuara në vendin e mbipopulluar aziatik do t’u lejohet të kenë dy fëmijë. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Xinhua nëse njëri prej prindërve është fëmijëve i vetëm, atëherë ai mund të ketë dy fëmijë.

U miratuan gjithashtu edhe një sërë politikash të tjera liberale. Njëra prej tyre, e shumëpritur nga biznesi vendas ishte ajo e politikave që largojnë gjithnjë e më shumë shtetin nga ekonomia dhe forcojnë sipërmarrjen private.

Ndërkohë, në fushën e të drejtave të njeriut u vlerësua edhe vendimi për heqjen e “riedukimit përmes kampeve të punës”, që nga grupet dhe organizatat ndërkombëtare të njeriut konsiderohen si “kampe përqendrimi”.

“Kampet e punëtorëve” janë krijuar rreth gjysmë shekulli më parë, pikërisht në epokën më të ashpër të komunizmit në vend dhe miliona personat që kanë vuajtur “riedukimin” në to, kanë përfunduar pa një gjyq, por thjesht me një vendim të një paneli policor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB