Vizita historike e Cameron në Sri Lanka

16/11/2013 00:00

Kryeministri britanik, David Cameron në fund të vizitës së tij e konsideruar historike në Sri Lanka i kërkoi presidentit vendas të bëjë më shumë për të drejtat e njeriut.

Gjatë vizitës në vendin ishullor në Azinë Jugore, kryeministri britanik u ndal edhe në rajonin Jaffna, rajon ku është vendosur më së shumti minoriteti tamil. Cameron bëri thirrje që t’i jepet fund luftës civile dhe të përmirësohen kushtet e jetesës për minoritetet.

“E kuptoj fare mirë që ky proces kërkon kohë, por e rëndësishme është që të gjendet rruga e duhur nëpërmjet respektit të njëri-tjetrit dhe bisedimeve. Kuptoj gjithashtu se jo cdo gjë që unë propozova është e pranueshme për momentin nga autoritetet, por duhet vullnet dhe presion ndërkombëtar që me kalimin e kohës palët të sheshojnë mosmarrëveshjet dhe të lënë pas konfliktin”, tha Cameron.

Vizita e Cameron në Sri Lanka konsiderohet historike për faktin se ai shndërrohet në liderin e parë perëndimore që ndalet në zonat veriore të vendit, që pas shpalljes së pavarësisë së Sri Lankas në vitin 1948.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB