Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Autoritetet pakistaneze kanë vendosur shtetrrethimin në Raualpindi, qytet pranë Islamabadit, pasi tetë persona u vranë nga përleshjet sektare ditën e premte.
Dhuna shpërtheu kur myslimanët shiitë nisën një eveniment për të kujtuar festivalin e Ashures. Dhjetëra persona mbetën të plagosur dhe shumë dyqaneve iu vu zjarri gjatë përleshjeve me sunitët që pasoi më pas në qytet.
Banorëve u është thënë që të qëndrojnë në shtëpi derisa shtetrrethimi të hiqet ditën e dielë. Forcat e sigurisë po patrullojnë rrugët dhe pikat hyrëse të Raualpindit janë mbyllur.
Policia thotë se synimi i armëpushimit është shmangia e dhunës së mëtejshme. Të paktën 35 persona mbetën të plagosur, shumë prej të cilëve u qëlluan nga armë zjarri.
Incidenti ndodhi gjatë një prej festave më fetare për myslimanët shiitë, që përkujtonin gjithashtu përvjetorin e vdekjes së imamit Hussein, nipi i profetit Mohammed.
Autoritetet kanë rritur masat e sigurisë në prag të ceremonive mortore, duke bllokuar edhe sinjalet e telefonave celularë për të shmangur ndonjë shpërthim në distancë.
Disa dhjetëra mijëra policë janë vendosur në mbarë vendin, për të parandaluar sulme të mundshme ndaj minoritetit shiit.
Top Channel