Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka rilindur partinë e tij të vjetër Forza Italia, pas ndarjes së partisë së qendrës së djathtë, PDL.
Kthimi i FI vjen një ditë pas shkëputjes së një pjese të deputetëve për krijimin e një fraksioni të ri, të udhëhequr nga ish-krahu i djathtë i Berlusconit, Angelino Alfano.
Berlusconi deklaroi se ndihej i trishtuar nga kjo lëvizje, por u shpreh se partia e tij mund të bashkëpunojë me fraksionin e ri.
Tensionet në radhët e Popullit të Lirisë, PDL, kanë qenë të larta që kur ish-kryeministri u përjashtua nga Parlamenti për shkak të dënimit nga gjykata.
Në përpjekje për të rrëzuar administratën e re, ai i kërkoi partisë së tij që të dilte nga koalicioni qeverisës për shkak të mundësisë së dëbimit të tij nga Senati pas dënimit për shmangie të taksave.
Por Alfano dhe deputetë të tjerë të partisë refuzuan lëvizjen e tij dhe ditën e premte njoftuan formimin e një grupi rival të qendrës së djathtë.
Duke folur në konventën e partisë së tij të shtunën, Berlusconi tha se vendimi i Alfanos i kishte “shkaktuar shumë dhimbje”, por i bëri thirrje deputetëve të tij që të mos mbajnë qëndrim armiqësor ndaj grupimit të ri.
Ai u shpreh gjithashtu i vetëdijshëm se ndarja e PDL-së do të thotë se ai nuk i ka numrat e duhur në Parlament për të rrëzuar qeverinë Letta.
Zoti Berlusconi u dënua për shmangie të taksave në tetor 2012 në lidhje me marrëveshjen e kompanisë së tij Mediaset për të blerë të drejtën e filmave amerikanë. Dënimi u konfirmua në gusht.
Ndërkohë, Senati italian do të votojë së shpejti nëse ta përjashtojë atë nga radhët e tij, një lëvizje kjo që mund të hapë rrugën për arrestimin e tij për vepra të tjera penale.
Top Channel