Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Kockat e gjetura në shkretëtirën në jug të Kalifornisë dyshohet se i përkasin një familjeje amerikane që u zhduk në shkurt të vitit 2010.
Hetuesit amerikanë konfirmuan se Joseph McStay, 40 vjeç dhe bashkëshortja e tij Summer, 43, u gjetën në një varr të cekët rreth 95 kilometra jashtë Los Anxhelesit.
Autoritetet dyshojnë se mbetjet e tjera u përkasin dy fëmijëve të çiftit, por ato ende nuk e kanë përfunduar testin e ADN-së. Mbetjet trupore u gjetën të hënën nga një motoçiklist që po kalonte rastësisht.
Disa nga kockat ishin nxjerrë në sipërfaqe nga kafshët, deklaroi policia. Fillimisht besohej se familja McStay kishte kaluar kufirin për në Meksikë.
Por sherifi i Kontesë San Bernardino, John McMahon deklaroi se nuk kishte asnjë provë që familja të kishte kaluar në vendin fqinj, duke shtuar se vdekja e saj duket të jetë një vrasje e pastër.
Gjithësesi, mbetet e paqartë nëse anëtarët e familjes McStays u vranë, apo humbën jetën duke u endur në shkretëtirë. “Janë provat e gjetura në vendin e ngjarjes që do të ndihmojnë në kompletimin e hetimeve”, deklaroi sherifi McMahon.
Autoritetet thanë se katër trupat kishin qëndruar në shkretëtirë për një periudhë shumë të gjatë. Familja la shtëpinë e saj me pesë thoma gjumi në komunitetin Follbruk, në veri të San Diegos, pa i thënë askujt dhe duke lënë në pronën e tyre vetëm dy qentë.
Nuk ka pasur asnjë shenjë të një hyrjeje me forcë në banesën e tyre dhe disa dhjetëra mijëra dollarë në llogaritë bankare të çiftit ishin të paprekura. Ndërsa makina e tyre u gjet në afërsi të kufirit SHBA-Meksikë.
Mediat e San Diegos raportuan se kontrolli në kompjuterin e familjes tregoi se Summer McStay, një shtëpiake, kishte blerë programe për gjuhën spanjolle dhe se kishte bërë kontrolle për rregullësinë e pasaportave të fëmijëve.
Top Channel