Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka shpallur një shtyrje një vjeçarë për miliona amerikanë, që janë përballur me mbulimet e sigurimeve të anuluara, pas hyrjes në fuqi të ligjit të tij për kujdesin shëndetësor.
Një Obama i penduar tha se administrata e tij “ka humbur shpalosjen” e flamurit të arritjes së tij të brendshme. Por, siguruesit, të cilët shkurtuan politikat që nuk plotësojnë kushtet e reja minimale, duke ngritur dyshime mbi rregullimin e “Obamacare”.
Një çështje e veçantë me ligjin në fjalë është keqfunksionimi i faqes federale të internetit, nga ku do të bëhej shitja e sigurimeve të reja.
Të enjten, Obama tha se përmirësimet e uebsajtit, që nisi nga funksionimi muajin e kaluar, do të “shënohen dhe do të jenë të dukshme” nga fundi i nëntorit.
Në një konferencë të shkurtër nga Shtëpia e Bardhë, Obama, i cili rrethohet aktualisht nga vlerësimi më i ulët në sondazhe, pranoi të metat, teksa funksionimi i ligjit është në “barrë” më tepër për demokratët e tij.
Shumë prej aleatëve të tij politik kanë frikë për një reagim të ashpër në zgjedhjet e mesit të mandatit në nëntor 2014, për shkak të veprimtarisë së dështuar të Aktit për Kujdesin e Përballueshëm, i njohur nga të gjitha palët e përçara të politikës si “Obamacare”.
Gjatë javëve të fundit, kompanitë e sigurimeve kanë dërguar letra ndaj klientëve të tyre, duke shpallur anulimin e mbulimeve që nuk plotësojnë kushtet e reja të ligjit të ri.
Të enjten, Obama u përul përpara një vale irritimi nga konsumatorët dhe anëtarët e Kongresit, të cilët e kanë kritikuar atë për mosmbajtjen e premtimit të tij, se njerëzit do të mund të mbanin planet ekzistuese shëndetësore të tyre.
Ai tha se siguruesit mund të rinovonin politikat 1-vjeçare që janë anuluar, edhe pse kompanive nuk u është kërkuar ta ndërmarrin këtë hap.
Top Channel