Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi Norvegjia, e cila nuk pranoi ta merrte përsipër shkatërrimin e arsenalit
kimike të Sirisë, u bë të enjten vendi i parë që konfirmon se do të
dërgojë atje personel ushtarak për të ndihmuar OKB-në në eliminimin e
armeve te rrezikshme.
Shefi i diplomacise norvegjeze, Borge Brende sqaroi se vendi i tij do të dërgojë një anije civile dhe një fregatë të marinës në portet siriane për të marrë stoqet e armëve kimike të cilat do të dërgohen diku tjetër për asgjësim. Në një intervistë me Agjencinë e Lajmeve Associated Press, Brende e cilësoi shkatërrimin e arsenalit të Assad-it si një detyrim norvegjez. Ai i bëri komentet në Uashington, ku ndodhej për t’u takuar me sekretarin e Shtetit John Kerry dhe ligjvënës të lartë amerikanë.
Organizata e OKB-së për Parandalimin e Armëve Kimike është ende duke përpunuar planet për shkatërrimin e rezervave kimike të Assad-it. Danimarka po shqyrton një ndihmë të ngjashme për transportimin e lëndëve kimike dhe është në pritje të miratimit nga Parlamenti.
Kombet e Bashkuara e njoftojne sot strategjine e tyre për heqjen e armeve nga Siria deri ne mars te 2014-tes, e me pas eleminimin e tyre. Shkaterrimi jashte Sirise nuk eshte konfirmuar ende, edhe pse konsiderohet alternativa me e mundshme. Sipas Brendes, ende janë në shqyrtim hollësitë per portin sirian nga do te transportohen armët, por nuk permendi se ne cilin shtet do te dergohen. Njoftimet se Shqiperia eshte destinacion i mundshem, kane shkaktuar reagime te jashtezakonshme ne vend, por edhe ato te fqinjeve si Greqia.
Shteti qe merr persiper shkaterrimin e arsenalit kimik sirian do te perfitoje ndihme nga Amerika, Rusia e te tjere. Washingtoni pritet te luaje nje rol te rendesishem ne perpjekjet e asgjesimit.
Top Channel