Ndërpritet mbledhja në Hagë
15/11/2013 00:00
Mbledhja që po zhvillohet me përfaqesuesit e Organizatës për Ndalimin e
Armëve Kimike dhe Kombeve të Bashkuara, është ndërprerë në orën 12:00,
vetem 2 ore pasi ajo kishte nisur.
Sipas zyres se shtypit te kesaj organizate, e kontaktuar nga Top Channel, mesohet se mbledhja eshte nderprere per te zhvilluar diskutime mes shteteve anetare dhe sa ajo do te rinisë ne oren 17:30, por nuk dihet se kur do te dilet me nje vendim.
Top Channel