Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Kina vendos të lehtësojë disi politikat e saj strikte mbi fertilitetin. Tashmë cifteve të caktuara në vendin e mbipopulluar aziatik do t’u lejohet të kenë dy fëmijë.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Xinhua nëse njëri prej prindërve është fëmijëve i vetëm, atëherë ai mund të ketë dy fëmijë.
Vendimi është marrë në pleniumin e tretë të Partisë Komuniste, që në përfundim publikoi edhe një sërë politikash të tjera liberale. Njëra prej tyre, e shumëpritur nga biznesi vendas ishte ajo e politikave që largojnë gjithnjë e më shumë shtetin nga ekonomia.
Ndërkohë, në fushën e të drejtave të njeriut u vlerësua edhe vendimi për heqjen e “riedukimit përmes kampeve të punës”, që nga grupet dhe organizatat ndërkombëtare të njeriut konsiderohen si “kampe përqendrimi”.
“Kampet e punëtorëve” janë krijuar rreth gjysmë shekulli më parë, pikërisht në epokën më të ashpër të komunizmit në vend dhe miliona personat që kanë vuajtur “riedukimin” në to, kanë përfunduar pa një gjyq, por thjesht me një vendim të një paneli policor.
Top Channel