Itali, studentët protestojnë kundër shkurtimeve

15/11/2013 15:15

Disa mijëra studentë italianë pushtuan rrugët e qyteteve kryesore këtë të premte, në protestë për shkurtimet e përfolura në arsim.

Përleshje me policinë u regjistruan gjatë disa marshimeve në kryeqytetin Romë, në Torino apo në kryeqendrën e jugut, në Palermo.

Studentët kanë dalë kundër një projekti për të shkurtuar buxhetin në edukim, duke kërkuar që ai jo vetëm të mos reduktohet, por që investimet në këtë fushë të rriten.

Protestat në Itali kanë përkuar me disa lëvizje të tjera studentore në disa prej vendeve të tjera të BE-së, si Suedia ku studentët po manifestojnë kundër privatizimit të sistemit të lartë arsimor.

Manifestime të dhunshme studentore po ndodhin prej ditësh edhe në Bullgari, pas mësimit të një skandali korrupsionit të qeverisë së majtë teknokrate që qeveris aktualisht vendin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA