Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi Në Hanover të Gjermanisë ka nisur procesi gjyqësor kundër
ish-presidentit Christian Wulff. Akuzat e ngritura janë ato të
shpërdorimit të postit, por ëulff i hedh poshtë me forcë.
Interesimi ne media ka qene i jashtezakonshem; ne fund te fundit kjo eshte hera e pare qe ne banken e te akuzuarve ulet nje ish-kryetar shteti. Wulff shprehu ne menyre demonstrative nje lloi sigurie per faktin qe akuzat kunder tij do te rrezohen. “Une gjithmone jam sjelle ne detyre ne menyre korrekte”, deklaroi ai.
Prokuroria kembengul se gjatë kohës, kur ka sherbyer si kryeministër i landit të Saksonisë, Wullf është bërë pre e korrupsionit, duke pranuar në vitin 2008 një ftesë të producentit të filmit David Groenewold për të marrë pjesë së bashku me bashkëshorten e tij Bettina në festën e birrës në Mynih.
Gjykata Penale e Hanoverit ka planifikuar 22 ditë për seancat e procesit deri në fillim të muajit prill. Ish-Presidenti i mohon akuzat për përfitim nga detyra. Ofertën e prokurorit për pushimin e çështjes me pagesën e një gjobe prej 20.000 eurosh, 54-vjeçari e pati refuzuar. Ai dëshiron të rivendosë reputacionin e tij, duke u shpallur i pafajshëm. Në bankën e të akuzuarve është edhe Groenewold, për dhënie rryshfeti. Ai duhet të ketë marrë përsipër shpenzime prej 510 euro për hotelin dhe për babysitter dhe përveç kësaj ka paguar 209,40 euro për një darkë dhe vizitë në një çadër të festës së birrës në Mynih, pra gjithsej behet fjale vetem per 700 euro. Një ditë pas vizitës në festën e birrës producenti i filmave duhet t’i ketë kërkuar me shkrim Kryeministrit, të bëjë reklamë për projektet e tij filmike tek shefi i atëhershëm i Siemens-it Peter Lescher. Wulff duhet t’i jetë përgjigjur kësaj kërkese dy muaj e gjysmë më vonë.
Top Channel