Gjibraltari, KE i jep të drejtë Spanjës

15/11/2013 16:10

Kontrollet e kryera nga Spanja në kufirin me Gjibraltarin nuk i shkelin ligjet e Bashkimit Europian, u shpreh KE ditën e premte.

Madridi ka imponuar kontrolle të forta mbi këtë territor të Kurorës Britanike, pas tensioneve të nisura muaj më parë pas ndërtimit të një pengese artificiale në kufirin detar midis dy shteteve.

Sipas Spanjës, pengesa e ngritur nga Gjibraltari dëmton ndjeshëm peshkatarët spanjollë dhe në raprezalje, u vendos që të forcohej regjimi doganor me Gjibraltarin, skajin europian që formon ngushticën që ndan Detin Mesdhe me Oqeanin Atlantik.

Komisioni Europian mori në shqyrtim një ankesë të paraqitur nga Londra.

Në përgjigjen e tij, KE i kërkoi të dy shteteve që në të ardhmen të bëjnë më të mirën për të shmangur vonesat në kufi.

Megjithatë, sipas Britanisë së Madhe, veprimi i Spanjës mbetet përsëri politikisht i motivuar.

I shumëvlerësuar strategjikisht, Gjibraltari mbetet pjesë e Britanisë falë një traktati paqeje të nënshkruar 300 vjet më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA