Filipine, numri i viktimave shkon në 4000

15/11/2013 04:50

Numri i viktimave nga tajfuni “Haiyan” në qytetin bregdetar të shkatëruar të Tacloban-it, në Filipine, ka arritur tashmë në 4000 të tillë, ka bërë të ditur bordi informues në Bashkinë e Qytetit, pothuajse 2-fishi i numrit të të vdekurve të dhënë nga qeveria në Manila.

Numri i bërë i ditur nga Bashkia të premten ishte njohja e parë publike se numri i viktimave ka tejkaluar atë të përllogaritur nga presidenti Benigno Aquino këtë javë, i cili parashikoi se humbjet e jetëve nga e gjithë fatkeqësia mund të ishte afro 2000 apo 2500 vetë.

Zyrtarët konfirmuan të enjten 2357 të vdekur anembanë vendit, që prej tajfunit të 8 nëntorit, një prej më të fortëve që ka goditur ndonjëherë botën.

Aquino është përballur me rritje të presionit për të përshpejtuar dhënien e ndihmave, si dhe kërkoi debate mbi rritjen e numrit të viktimave nga tajfuni “Haiyan”.

Të mbijetuarit janë prekur nga dëshpërimi i madh dhe irritimi, për shkak të shpejtësisë së ngadaltë të dhënies së ndihmave, që është penguar nga qeveritë lokale, për përhapjen e plaçkitjeve, për mungesën e karburantit dhe rrugët e tejmbushura me mbeturina.

Të vdekurit janë ende duke u varrosur, 1 javë pasi stuhia e ngjashme me një tsunami, teksa dallgët e detit janë përplasur me zonat bregdetare. Shumica e trupave mbeten të pazbuluar në rrugë, nën shtëpitë e copëtuara në qytetin e goditur më keqazi, Tacloban.

Aeroplanmbajtësja me fuqi bërthamore “USS George Ëashington”, dhe anije të tjera shoqëruese kanë mbërritur tashmë në provincën Samar të lindjes, mbrëmjen e së enjtes, që mban rreth 5000 anëtarë ekipazhi dhe më shumë se 80 avionë.

Zyrtarët e huaj të ndihmës kanë  bërë thirrje për shkatërrime të paprecedenta për Filipinet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA