Katër marinsa amerikanë janë vrarë në atë që zyrtarët e përshkruan si një aksident tragjik në një bazë në jug të Kalifornisë.
Ata ishin duke pastruar një mjet të pashpërthyer në kampin Pendleton, pranë San Diego-s, tha një zyrtar i Marinës.
Incidenti ndodhi të mërkurën në mëngjes, gjatë një operacioni mirëmbajtjeje. Një hetim ka nisur, bëri të ditur një zëdhënës. Asnjë detaj tjetër nuk është publikuar, ndërsa emrat e viktimave nuk janë bërë të ditur.
“I shprehim ngushëllime dhe lutje të përzemërta familjeve të marinarëve që humbën jetën sot, gjatë një aksidenti”, tha gjeneral brigade, John Ë. Bullard.
“Prioriteti ynë bazë është dhënia e mbështetjes së nevojshme për familjet, gjatë momenteve të vështira”. Në mars, 7 marinarë amerikanë vdiqën në një aksident stërvitor në Nevada.
Hetuesit ushtarakë vendosën më vonë se një gabim njerëzor kishte shkaktuar shpërthimin fatkeq, gjatë orëve të natës.
Top Channel