Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi Një aeroplanmbajtëse amerikane dhe dy anije të tjera pritet të mbërrijnë në ishujt Filipine për të ndihmuar komunitetet e shkatërruara nga tajfuni “Haiyan”.
Anija “USS George Washington” do të zgjerojë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe do të sigurojë një platformë për helikopterët, me qëllim lëvizjen e ndihmave, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.
Kryekomandanti amerikan në Filipine tha për BBC se ndihma ushtarake e Shteteve të Bashkuara do të arrijë një shkallë të papreçendentë.
Rreth 11 milionë persona janë prekur nga tajfuni. Edhe pse bilanci i viktimave flet për mbi 2.300 të vdekur, autoritetet lokale druhen se shifra mund të jetë shumë më e lartë.
E ndërkohë që pamjet e njerëzve që vuajnë kanë bërë xhiron e botës, përpjekje madhore për ndihma po bëhen në shkallë ndërkombëtare.
Aeroplanmbajtësja “USS George Washington” pritet të mbërrijë në Filipine më vonë gjatë së enjtes, bashkë me dy anijet e tjera mbështetëse, ka bërë të ditur Marina amerikane.
Dy anije luftarake ndodhen tashmë në brigjet e ishujve dhe dy anije të tjera po amerikane pritet të mbërrijnë pas një jave, ka saktësuar i njëjti burim. Ditën e mërkurë,
Shtetet e Bashkuara urdhëruan gjithashtu aktivizimin e një anijeje spitalore “USNS Mercy”. Gjithësesi, ajo pritet të arrijë ishujt jo më parë se dhjetori.
Oficeri i marinës Paul Kennedy tha për BBC se ndihma e Shteteve të Bashkuara po avancon në këtë nivel për herë të parë për çështje të krizës humanitare.
Top Channel