Gjykata Supreme e Brazilit ka dhënë vendimin se shumica e 25 personave të ndaluar, që dolën para gjyqit më të madh të vendit kundër korrupsionit, duhet të fillojnë shlyerjen e dënimeve të tyre me burg.
Politikanë, biznesmenë dhe bankierë u dënuan për shkak të një skeme pagese për opozitën për mbështetje, nën drejtimin e ish-presidentit Luiz Inacio Lula da Silva.
Vendimi do të thotë se ish-shefi i stafit, Jose Dirceu, dhe 8 të dënuar të tjerë të profilit të lartë mund të çohen së shpejti në burgim.
Shumica prej tyre, përfshi Dirceu-n, do të rigjykohen për disa prej akuzave.
Ende nuk është e qartë se për sa njerëz nga 25 të dënuarit mbi një skemë që përdorte fondet publike për të paguar partitë për mbështetje politike, do të lëshohet menjëherë mandat arresti.
Çështja “Mensalao” (kompensimi i madh mujor) u bë e njohur më 2005-n, por dënimet u dhanë në fund të 2012-s.
Top Channel