Netanyahu ndal planet për ndërtimet e reja

13/11/2013 02:05

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka urdhëruar një rivlerësim të planeve për ndërtimin e afro 24 mijë blloqeve të banimit, duke thënë se i frikësohej një proteste ndërkombëtare që do të hiqte vëmendjen nga lobimi i Izraelit kundër marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Lideri izraelit i krahut të djathtë njoftoi anulimin, gjatë së martës, përballë kundërshtimeve të ashpra të SHBA-ve, për zgjerimin e ndërtimeve në zonat e pushtuara të Bregut Perëndimor dhe Jeruzalemit Lindor, si dhe një irritimin e Palestinës që kërcënon bisedimet 3-mujorshe të paqes të ndërmjetësuara nga Ëashington-i.

Përpara lajmit të ndryshimit të kursit nga Netanyahu, presidenti Mahmoud Abbas urdhëroi lidershipin palestinez të mbante “një mbledhje urgjente emergjence në orët e ardhshme, teksa të gjitha opsionet do të shtroheshin në tryezë”, raportoi agjencia palestineze e lajmeve, Maan.

“Peace Now”, që monitoron aktivitetin e ndërtimeve në tokën e pushtuar të palestinezëve, që këta synojnë ta përfshijnë në shtetin e ri, tha se Ministria e Brendshme kishte lëshuar tendera në fundmuajin e kaluar për hartimin e planeve të ndërtimit, që ishin të pashmangshme.

Publikimi i tenderave u bë pa u njoftuar në media, deri kur gazeta izraelite me prirje të majta “Haaretz” dhe “Peace Now” raportuan për projektet potenciale në fillim të kësaj të martë.

Netanyahu, një mbrojtës i fortë i ndërtimeve të reja, duket se është kapur i papërgatitur nga propozimet, që u zbuluan vetëm disa ditë pasi Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, vizitoi Izraelin dhe Bregun Perëndimor, në përpjekje për të shpëtuar sërish negociatat për paqe, që kanë treguar shenja të pakta progresi.

Përpara se të largohej nga Izraeli, si dhe ndërkohë që Netanyahu thoshte se “një marrëveshje e keqe” ishte duke u tentuar mes fuqive botërore dhe Iranit në lidhje programin e tij bërthamor, Kerry nxiti shtetin hebre të kufizonte aktivitetin e ndërtimeve të reja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA