Eksperti rus Yushkov: Sanksionet amerikane nuk do të ndalin eksportet ruse të naftës, India dhe Kina nuk do të ndalojnë blerjet Pas stuhisë së dhunshme që i mori jetën një personi e plagosi 22 të tjerë, moti i keq ka vazhduar ta mundojë Kroacinë.
Në kryeqytetin Zagreb, zjarrfikësit janë ndeshur me një fluks të madh telefonatash emergjence, ndërsa pas raporteve për erëra që kanë shkulur nga vendi çati e kanë rrezuar peme, kushtet e veshtira atmosferike bllokuan edhe levizjen e trageteve ne brigjet e Adriatikut.
Vjeshta paqesore duket se do t`i lere vendin nje te ftohti arktik ne Britani. Metereologet flasin per nje front te acarte ajri qe po zbret nga Poli i Veriut e qe kercenon te sjelle me vete ererat e forta e stuhi te dhunshme dimerore. Temperaturat do te bien ndjeshem ne vend javen qe vjen, dhe reshjet e debores mund te jene aq te medha sa te bllokojne levizjen ne disa rajone.
Paralajmerimin e pare te mberritjes se ngricave, vendi e mori qe javen e kaluar, kur disa zona te kontese Durham u mbuluan nga gati 8 centimetra debore. Ne Benson te Oxfordshire, termometri shenoi mbremjen e se martes -3,5 grade celsius, ne nje zbritje te menjehershme te temperaturave relativisht te larta te ketij nentori.
Autoritetet lokale po mbajne ne gjendje gadishmerie borepastrueset e kembengulin se kane mbledhur mjaftueshem kripe e rere per t`i bere balle dimrit dhe akullit neper rruge. Paralajmerime per nje perkeqesim te menjehershem te motit jane dhene sidomos per verilindjen e Anglise dhe Skocine, ku stuhi te forta priten te dielen.
Top Channel