Izrael, ushtari vritet brenda autobusit

13/11/2013 16:15

Një ushtar izraelit mbeti i vdekur pasi u qëllua me thikë prej një adoleshenti palestinez në një autobuz në veri të Izraelit, informuan të mërkurën mediat vendase.

Ushtari 18-vjeçar u qëllua disa herë në qafë dhe në pjesë të ndryshme të kraharorit, kur autobuzi i nisur nga Nazareti bëri një ndalesë në qytetin e Afulës.

Brenda disa minutash, policia bëri të mundur arrestimin e vrasësit, një 16-vjeçar palestinez nga Bregu Perëndimor, i cili punonte në Izrael në mënyrë të paligjshme.

Sipas deklaratës së policisë, sulmi i palestinezit ishte një akt hakmarrje.

“Me ato që pranoi në marrjen në pyetje, xhaxhallarët e tij janë në burg në Izrael dhe urrejtja ndaj shtetit tonë ishte ajo që e shtyu të realizonte këtë akt”, tha Roni Attia, komandanti i një poste policore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA