Filipine, viktimat mund të jenë 2500

13/11/2013 00:30

Njerëzit janë gjithmonë e më të dëshpëruar për ushqime, ujë të pijshëm e
ilaçe në zonat e Filipineve të prekura më rëndë nga tajfuni Haiyan.

11 milione vete vuajne pasojat e stuhise dhe 673.000 u detyruan te shperngulen. Nevoja per ndihma eshte e madhe dhe ndjenja e urgjences gjithashtu. 

Tete vete vdiqen te marten nga shembja e pjesshme e nje magazine, te mesyre nga qindra persona qe kerkonin ushqim. Policia dhe ushtaret nuk qene ne gjendje t`i ndalonin grabitesit, te cilet moren me vete 100.000 thase me oriz. Duke bere bilancin e situates ne teresi, autoritetet vendase rishikuan edhe bilancin e vdekjeve nga super-stuhia, i cili mund te jete sipas tyre, shume me i vogel nga sa u njoftua ne media. Shifra e 10.000 te vdekurve, eshte dhene mbase nga zyrtare qe perballeshin me nje “traume emocionale”, tha per CNN-n presidenti i Filipineve Benigno Aquino, duke shtuar se ne te vertete, jetet e humbura mberrijne diku tek 2.500.

Marina Amerikane po intensifikon sakaq përpjekjet për të ndihmuar viktimat e Haiyanit, duke dërguar një aeroplanmbajtëse gjigande dhe anije me furnizime për të ofruar ndihmë emergjente për popullsinë e cila ka nevojë urgjente për ushqime dhe artikuj të tjerë bazë. aeroplanmbajtësja USS George ëashington dhe katër anije të tjera mberriten sot në Gjirin Leyte. Ato kanë një kapacitet për të prodhuar miliona litra ujë të pijshëm në ditë. Aeroplanmbajtësja është duke transportuar helikopterë dhe avionë të nevojshëm për shpërndarjen e ndihmave në qytetin e Takloban, i cili të premten u shkatërrua thuajse teresisht nga tajfuni i cilesuar si nje prej me te fuqishmeve në histori. Aeroportet e vogla lokale të qytetit njoftohet se janë pjesërisht funksionale, por aty nuk mund të ulen avionët e mëdhenj.

Qeveria kombëtare “duhet të zëvendësojë një pjesë të madhe të personelit, me staf nga rajonet e tjera, për të siguruar funksionet jetësore të qeverisë”, tha Aquino.

Tajfuni shkatërroi linjat elektrike dhe objektet e komunikimit, gjë që shtoi vështirësitë që përballonin zyrtarët qeveritarë në identifikimin e nevojave për transportin e ndihmave dhe mjeteve. Por, situata është përmirësuar, tha ai. Të gjitha rrugët e kombit janë rihapur dhe shumica e aeroporteve janë duke u kthyer në nivelet normale të operimit, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA