Alexis Sanchez nënvlerëson Anglinë

13/11/2013 00:00

Alexis Sanchez mendon se kombëtarja e Anglisë ka shumë pak mundësi për të fituar Kupën e Botës në Brazil dhe mendon se favoritët kryesorë janë Spanja dhe Gjermania.

Në deklarata për ‘Daily Express’, sulmuesi i Kilit dhe Barcelonës foli për Botërorin, para miqësores që kombëtarja e vendit të tij do të luajë ndaj Anglisë ditën e premte, në Uembli.

“Nuk mendoj se Anglia mund të fitojë Kupën e Botës. Ka lojtarë të mirë, por nuk janë në atë nivel sa për të fituar ndaj më të mirëve. Spanja dhe Gjermania janë ekipet me më shumë mundësi”, tha 24-vjeçari.

Alexis shtoi se Kili duhet të përfitojë sa më shumë nga fakti që kompeticioni zhvillohet në Amerikën e Jugut: “Ndryshe nga ekipet e tjera, ne nuk kemi nevojë të përshtatemi me kushtet ku do të luhet.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB