Afganistan, lulëzon republika e opiumit

13/11/2013 00:00

Kultivimi i opiumit në Afganistan ka mbërritur një nivel të ri rekord me
më shumë se 200.000 hektarë bimë të mbjella, e para herë që
regjistrohet një shifër e tillë.

Kombet e Bashkuara thone se të korrat kanë qene 36% më të larta se vitin e kaluar dhe nëse ato mblidhen të gjitha pa u dëmtuar, kjo do të tejkalonte kërkesen globale. Pjesa me e madhe e shtimit te prodhimit raportohet ne provincen e Helmandit, ku trupat britanike po pergatisin terheqjen.

Qe prej arsyeve kryesore qe Mbreteria e Bashkuar dergoi ushtaret e saj ne Helmand ishte pikerisht frenimi i prodhimit te opiumit. Kreu i zyres se OKB-se per lendet narkotike dhe krimin ne Kabul, Jean-Luc Lemahieu, pohon se nje situate e tille ishte deri diku e pritshme per shkak te pasigurive qe ka mbjelle ne vend largimi i pjeses derrmuese te forcave te huaja ushtarake dhe paqartesia dhe mbajtja e zgjedhjeve presidenciale.

Ekonomia informale sipas tij eshte duke i zene vendin per nga rendesia biznesit te ligjshem, ndersa çmimet mbeten te larta sepse parate ne dore jane te disponueshme ne Afganistan, per shkak te ndihmave. Ekspertet mendojne se pasojat e superprodhimit te opiumit do te ndihen ne mbare shoqerine afgane. Si arsye kryesore te kesaj rritjeje, Lemahieu permend ate qe e quan, nje treg i nxehte politik- apo pasiguria mbi procesin e tranzicionit te kontrollit nga Shtetet e Bashkuara. Persa kohe vazhdojme t`i meshojme zgjedhjeve te shpejta afatshkurtra ne luften kunder narkotikeve, jemi te destinuar te deshtojme, shtoi ai. Sipas zyrtarit te OKB-se, pavaresisht disa sukseseve te koheve te fundit, perfshire arrestimin e njeriut prej krereve te industrise vendase te droges do te duhen te pakten 10 apo 15 vjet per te vene ne fre krizen afgane te opiumit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta