SHBA, vriten anëtarët e bandës “Yellow Dogs”

12/11/2013 04:40

4 muzikantë iranianë, emigrantë që jetonin në Brooklyn të New York-ut, janë qëlluar për vdekje në atë që autoritetet e konsiderojnë një vrasje-vetëvrasje.

Dy anëtarë të grupit “Yellow Dogs” (Qentë e Verdhë) dhe një artist i tretë u vranë nga një ish-muzikant, Ali Akbar Mahammadi Rafie, i cili më vonë u vetëvra.

Policia beson se sulmi ndodhi teksa Rafie, 29 vjeç, ishte irrituar për përjashtimin nga një tjetër bandë muzikore. Dy prej të vrarëve, sapo kishin marrë azil politik në SHBA.

Ata ishin vëllezër dhe anëtarë të “Yellow Dogs”, të cilët e përshkronin vetëveten në Twitter si bandë “Post Punk/Dance Punk” nga Teherani i Iranit, që jetonte momentalisht në Brooklyn.

Të shtënat ndodhën në orët e para të së hënës, kur Rafie u ngjit nga çatia e një tarrace të katit të tretë, ku ai hapi zjarr përmes një dritareje, duke qëlluar për vdekje Ali Eskandarian, 35 vjeç, një muzikant, tha policia.

Arash Farazmand, 28 vjeç, “drummer”-i i bandës, u gjet i vdekur në të njëjtin kat të apartamentit. Ndërkohë që vëllai i tij, Soroush Farazmand, 27 vjeç, kitaristi i bandës, ishte duke përdorur laptopin e tij i shtrirë në krevat, kur mori plagët fatale nga të shtënat.

Dy anëtarët e tjerë të “Yellow Dogs” nuk ishin në apartament në momentin kur ndodhi ngjarja. Sipas policisë, një tjetër qiramarrës i paidentifikuar u qëllua në krah, kur Rafie dhe një tjetër ish-koleg i bandës nga një grup i quajtur “Free Keys”, kishin pasur probleme me armën.

Rafie mori municionet që i kishin rënë nga arma, doli jashtë në çati dhe qëlloi veten në kokë, bëri të ditur policia. Personi i plagosur në krah u dërgua në spital dhe thuhet se është në gjendje të qëndrueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA