Oraret e ndeshjeve të “Brazil 2014”

12/11/2013 00:00

Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s ka zyrtarizuar orarin e ndeshjeve të Botërorit “Brazil 2014”.

Ndeshja hapëse e aktivitetit ndërkombëtar më të madh për skuadrat përfaqësuese që do të luhet më 12 qershor në San Paulo, do të nisë në orën 17:00 me orën lokale, 22:00 të mbrëmjes me orën tonë.

Ndeshjet e grupeve do të luhen në orën 16:00, 18:00, 19:00, 20:00, 22:00, 24:00, ndërkohë që ndeshja e grupit D e cila do të luhet më 14 qershor, do të luhet në orën 2:00 pas mesnate me orën tonë.

Finalja e madhe e “Brazil 2014” do të luhet më 13 korrik në stadiumin “Maracana” dhe do të transmetohet në orën 21:00 me orën tonë.

Shorti për grupet e Botërorit të ardhshëm do të hidhet më 6 dhjetor në Mata de Sao Zhoao, në 18:00 me orën tonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB