Kore, një mashkull në futbollin e femrave?

12/11/2013 00:00

Dyshime dhe akuza në futbollin e femrave të Koresë së Jugut. Park Eun-seon, golashënuesja e Seoul City Hall Amazones, sipas skuadrave kundërshtare në fakt është mashkull pasi nuk shpjegohet dot ndryshe forca e saj në lojë.

Për këtë lojtare është kërkuar vërtetimi i gjinisë për të shuar çdo lloj dyshimi që ka lindur në kampionatin e femrave.

Sulmuesja është 1.80 e gjatë, peshon 74 kilogramë dhe ka shënuar 19 gola në 22 ndeshje kampionati.

Klubet kanë kërcënuar me bojkotimin e kampionatit, ndërsa menaxheri i ekipit ku militon lojtarja e “dyshimtë” ka thënë: “Kërkesa për vërtetimin e gjinisë së një personi është një dhunim i rëndë i të drejtave të njeriut.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB