Kore e Veriut, 80 persona të pushkatuar

12/11/2013 00:00

Të paktën 80 shtetas koreano-veriorë janë ekzekutuar më 3 nëntor në shtatë lokalitete të ndryshme të Koresë së Veriut, shteti komunist që jeton i izoluar nga bota.

Akuzat për ekzekutimin e dënimit kapital janë: ndjekje e televizionit koreano-jugor për disa dhe shpërndarje materialesh pornografike dhe prostitucion për disa të tjerë.

Lajmi është bërë i ditur nga Joong Ang Ilbo, një gazetë konservatore e Seulit. Për momentin është e pamundur të verifikohet, por e përditshmja citon informacione të mbledhura nga koreano-veriorë të arratisur nga vendi i tyre.

Prej muajsh qarkullojnë raporte për ekzekutime në grup në Veri, vendi i dominuar nga i riu Kim Jong un, bir i diktatorit Kim Jong Il dhe nip i babait po diktator të këtij të fundit.

Sipas këtyre zërave, ekzekutimi i 80 të dënuarve është kryer në publik, në qytetin lindor Uonsan, ku autoritetet kanë mbledhur rreth 10 mijë spektatorë në stadium për të pushkatuar një grup prej 8 burrash dhe grash me breshëri automatiku.

Mund të besohet që një regjim i marrë, që kërcënon vazhdimisht botën për luftë bërthamore, teston raketa balistike, shkakton shpërthime bërthamore nëntokësore, të pushkatojë 80 civilë vetëm sepse shihnin televizionin e Jugut fqinj dhe sepse lexonin Biblën?

Për momentin dihet shumë pak mbi Kim Jong un dhe planet e tij. Shumica e informacioneve vijnë nga të arratisurit dhe nga mbikëqyrja satelitore e amerikanëve. Pastaj është Korea e Jugut.

Në fillim të vitit, Organizata e Kombeve të Bashkuara ngriti një komision të posaçëm mbi abuzimet me të drejtat e njeriut në Veri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB