Politikani izraelit i linjës së ashpër, Avigdor Lieberman, është betuar në Parlament si ministër i Jashtëm i Izraelit, një zhvillim që mund të komplikojë bisedimet e paqes me palestinezët.
Lideri i ekstremistëve të djathtë të “Yisrael Beitenu” u rizgjodh në këtë Ministri gjatë së hnës, pasi u shfajësua javën e kaluar mbi akuzat e një çështjeje korrupsioni. Ai u dorëhoq si ministër i Jashtëm, vitin e kaluar, në mënyrë që të mbrohej ndaj akuzave.
Kryeministri Benjamin Netanyahu, kishte lënë vendin e lirë për Lieberman, ndërkohë që ky i fundit thjesht sa pret verdiktin. Këta të dy u përqafuan me ngrohtësi, pasi ministri i Jashtëm u betua në Parlament.
Një gjykatë izraelite e liroi atë të mërkurën, për mashtrim dhe shkelje besimi, që burojnë nga akuzat që ai i ka dhënë një diplomati izraelit dhe postit të ambasadorit, në këmbim të tërheqjes së një hetimi policor ndaj marrëdhënieve të tij.
Gjykata pranoi se ai kishte kryer “sjellje të pahijshme”, por nuk vërtetoi dot që sjellja të përligjte një akt kriminal.
Laburisti Micky Rosenthal tha në debatin e Parlamentit, se bashkohet me konfirmimin e Lieberman gjatë së hënës, e pavarësisht se gjykata e shfajësoi atë për thyerje ligji, ka ende “një hije gjigante ndaj sjelljes së publikut të tij”.
Top Channel