Gjermania prezanton uniformën e Botërorit 2014

12/11/2013 19:10

Ngjyra e bardhë do të dominojë të gjithë uniformën e kombëtares gjermane në Botërorin e Brazilit.

Si asnjëherë që prej vitit 1934, pantallonat nuk do të jenë më me të ngjyrën karakteristike të zezë, por të bardha me disa vija të holla të zeza.

Fanela e prezantuar këtë të martë nga “Adidas”-i ka një vizë horizontale në formë V-je me ngjyrë të kuqe në kraharor, por në të mungon ngjyra e verdhë, e cila është një ndër tre ngjyrat e flamurit gjerman.

Prezantimi i uniformës së re u realizua nëpërmjet Mesut Ozil dhe Julian Draxlerit.

“Mannschaft”-i do të prezantojë këtë fanelë në miqësoren e së premtes me Italinë, e cila do të zhvillohet në “San Siro”.

Fanelat janë shndërruar në një prej burimeve më të mëdha të përfitimeve për federatat kombëtare. Në vitin 2006, kur Gjermania priti Botërorin në shtëpi, u shitën mbi 1,6 milionë fanela, duke sjellë një fitim prej disa dhjetëra milionë eurosh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA