SHBA çon në 4 numrin e shteteve të kualifikuara, që nuk i lejohet të hyjnë në Amerikë, as për Botërorin
Rafa Nadal e mbyll vitin 2013 si mbreti i tenisit, por Novak Djokoviç ka pasur kënaqësinë ta mposhtë në finalen e turneut Masters, që luhet çdo fund sezoni në Londër mes 8 më të mirëve në botë.
Me performancën e tij, Djokoviç thuajse ka dashur të tregojë se numri 1 është ende ai, duke fituar ndaj kundërshtarit 6-3 dhe 6-4 pas një orë e 36 minuta lojë.
26-vjeçari serb, kampion në fuqi, ka fituar kështu ndeshjen e 17 nga 39 sfida me 27-vjeçarin spanjoll, duke bërë tris në Masters ATP, pas vitit 2008 dhe 2012.
Ai ka shkruar kapitullin e radhës të një sage që nisi në 2006-n, me ndeshjen e parë të fituar nga Rafa për shkak të braktisjes së Novak, në çerekfinalet e “Roland Garros”.
Që prej atëherë ka nisur një rivalitet sportiv mes dy kampionëve, që prej më shumë se tre vjetësh luftojnë për vendin e parë në klasifikimin botëror të tenistëve.
Top Channel