Ardevol: Messi gaboi me rikthimin

12/11/2013 00:00

Ish-mjeku sportiv i Barcelonës, Jordi Ardevol mendon se dëmtimi i fundit i Lionel Messi është rezultat i dështimit të sulmuesit në programimin e kohës së rekuperimit nga dëmtimi i mëparshëm.

Ditën e martë klubi katalanas konfirmoi se ylli i tij mund të qëndrojë jashtë fushe për të paktën dy muaj, kur ndodhet pranë një ndeshje e rëndësishme si ajo me Betis.

“Kur një lojtar dëmtohet, ka një periudhë gjatë të cilës mendja qëndron me plagën, që zgjat derisa dëmtimi shërohet tërësisht. Në njëfarë mënyre, duhet të shkëputësh trurin nga muskuli”, ka thënë doktori për “Esports Cope”.

Kjo është hera e tretë që Messi dëmtohet këtë sezon dhe Ardevol është i bindur se problemet e tij aktuale janë të lidhura me dëmtimet në kofshë, që e shqetësuan në fund të sezonit të kaluar.

“Mendja fokusohet tek kthimi në fushë dhe lojtari nuk e largon dot këtë mendim. Gjatë pushimit, pas dëmtimit të mëparshëm, mendoj se Leo duhet të kishte pasur një plan më të qartë”, ka nënvizuar Ardevol.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB