SHBA çon në 4 numrin e shteteve të kualifikuara, që nuk i lejohet të hyjnë në Amerikë, as për Botërorin
Luca Di Montezemolo ka vlerësuar Felipe Masën duke e cilësuar si një “ferrarist të vërtetë” në ditën kur piloti brazilian u nda nga tifozët e skuderisë legjendare italiane.
“Kemi kaluar momente të mrekullueshme së bashku dhe momente të vështira si aksidenti i Budapestit. E falenderoj publikisht Masën. Tani është koha për ndryshim”, deklaroi presidenti i Ferrarit.
Skuderia italiane i dedikoi Finalet e kampionatit të markës (që u zhvilluan në Muxhelo) pilotit që do të largohet në fund të këtij sezoni.
“Massa ka qenë një ferrarist i vërtetë dhe gjithmonë do të jetë pjesë e historisë tonë. I uroj suksese të mëtejshme duke filluar me dy garat e fundit të kampionatit aktual”, shtoi Montezemolo.
Felipe Massa ka kaluar 8 vite me Ferrarin duke fituar 11 gara. Në vitin 2008 ishte shumë pranë titullit kampion, por Hamilton ia rrëmbeu me një parakalim në kthesën e fundit të garës së fundit.
Vitin e ardhshëm do të jetë Kimi Raikkonen ai që do të zëvendësojë brazilianin si shok skuadre i Fernando Alonsos.
Top Channel