Superiore, Kukësi e Flamurtari, në shtëpi me fitore

10/11/2013 18:00

Kukësi dhe Flamurtari janë rikthyer me fitore në fushat e tyre, pas dënimeve që kishte dhënë Disiplina karshi tyre, çka i detyroi të luajnë jashtë në katër javë si pritës.

Kukësi është shfaqur i plotë tashmë, duke u futur në korsinë e sukseseve të njëpasnjëshme, ndërkohë që fundosja e bardhebluve nuk ka limit.

Disfata e pësuar në “Zeqir Ymeri” ka qenë e shtata në këtë kampionat për Tiranën, që e mbyll fazën e parë në një situatë vërtet kritike, në vendin e fundit me 10 pikë.

Në Vlorë ndodh gjithçka, ku rezultati përfundimtar 4-3 dëshmon se kemi të bëjmë me një “festival” golash, nga ku Lushnja doli e humbur.

Dy dopieta në stadiumin “Flamurtari”, që mbajnë emrin e Trashit dhe Telushit, e kanë dërguar sfidën në barazpeshë të plotë deri afër fundit të lojës. Një minutë para mbarimit të kohës së rregullt, rezultati ishte 2-2, por atëherë kur nuk pritej, Abilaliaj dhe Sehaj zhvlerësojnë golin e tretë të Gjylës.

Ndërkohë, Fatjon Sefa ka shfrytëzuar të vetmin gabim në vendosje të mbrojtjes shkodrane, për ta ndëshkuar Vllazninë në momentin e saj më të mirë, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Besa” të Kavajës. Kavajasit e Mërgjyshit ngjiten tashmë në kuotën e 11 pikëve, duke ia lënë fundin e renditjes Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA