SHBA çon në 4 numrin e shteteve të kualifikuara, që nuk i lejohet të hyjnë në Amerikë, as për Botërorin
Nuk ka patur asnjë surprizë dhe Marc Marquez është shpallur kampion Bote në Moto GP në Cheste të Spanjës, në një garë intensive gjatë 10 xhirove të para ku pati shumë parakalime.
Jorge Lorenzo (Yamaha) u nis mirë duke marrë vendin e parë, ndërsa menjëherë pas tij Dani Pedrosa (Honda). Vetëm i treti Marquez, por për të fituar titullin i mjaftonte edhe vendi i pestë.
I riu spanjoll me Honda nuk ndërmori asnjë rrezik gjatë garës dhe përfundoi i treti duke siguruar kështu titullin e tij të parë kampion në kategorinë mbretëreshë të motoçiklizmit.
Marc Marquez është piloti më i ri në histori që ka fituar një titull në Moto GP (20 vjeç e 266 ditë).
Ja renditja përfundimtare e Moto GP:
1. M. Marquez 334 pikë
2. J. Lorenzo 330
3. D. Pedrosa 300
4. V. Rossi 237
5. C. Crutchlow 188
6. A. Bautista 171
7. S. Bradl 156
8. A. Dovizioso 140
9. N. Hayden 126
10. B. Smith 116
16. H. Barbera 35
18. Y. Hernandez 21
27. J. del Amor 1
Top Channel