Befasohet Roma, Milan mbetet në krizë

10/11/2013 20:05

Edhe pse kaluan të parët në avantazh dhe qëndruan për një kohë të gjatë me rezultatin e caktuar nga një autogol i Longhi, në minutën e 19 të pjesës së parë, verdhekuqtë befasohen në minutën e fundit shtesë, nga Berardi, i cili mposht De Sanctis.

Skuadra e Garcia-s mund të ndjejë keqardhje për 3 rastet e pastra për shënim, të krijuara dhe të sfumuara nga Ljajic në pjesën e dytë.

Megjithatë, 22 pikë diferencë në klasifikim, sulmi i dytë më i mirë në kampionat kundër mbrojtjes më të dobët, mbrojtja më e qëndrueshme kundër një prej sulmeve më të dobta, statistika këto të parandeshjes, nuk rezultuan reale në fund të takimit Roma-Sassuolo, mes kryesuesve dhe të tretëve nga fundi.

Milan është kapluar nga kriza e pafundme. Skuadra e Allegri-t barazon edhe me Chievo-n 0-0, duke mos fituar që prej 20 tetorit kundër Udinese-s (1-0). Që prej atëherë, 2 pikë në 4 ndeshje, ndërkohë që ndaj veronezëve bëjnë shumë pak për të marrë 3 pikët, madje ndihen disi vetëm në pjesën e dytë.

Robinho godet shtyllën, por nga ana tjetër është edhe një gol i anuluar për Chievo-n, i shënuar nga Paloschi. Në fund të takimit ndëshkohen me të kuq Montolivo e Pellisier, ndërkohë që nuk munguan as vërshëllimat e tifozëve kuqezinj. Pankina e Allegri-t mbetet ende e lëkundur, por…

Në ndeshjet e tjera, Lazio barazoi 1-1 me Parmën në transfertë. Atalanta dhe Cagliari fituan 2-1 respektivisht ndaj Bologna-s dhe Torino-s, ndërsa Genoa mposhti 2-0 Verona në ndeshjen e parë të ditës së diel.

Në mbrëmje luhen Juve-Napoli dhe Fiorentina-Sampdoria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA