SHBA çon në 4 numrin e shteteve të kualifikuara, që nuk i lejohet të hyjnë në Amerikë, as për Botërorin Skënderbeu dhe Teuta e mbyllën me humbje javën e 11, duke i dhënë mundësinë skuadrave që janë pas tyre të shkurtojnë diferencën e pikëve në klasifikimin e përgjithshëm.
Kampionët në fuqi të drejtuar nga Mirel Josa nuk arritën as këtë herë të fitonin në Ballsh, madje ata u mundën 1-0 nga vendasit duke konfirmuar se transferta ballshiote mbetet një tabu për ta.
Autori i golit të vetëm por të fitores për skuadrën e Bylisit ishte Julian Gërxho. Me këto 3 pikë, ballshiotët ngjiten në kuotën e 14 pikëve, ndërsa Skënderbeu mbetet me 22 pikë.
Partizani mundi 3-0 Teutën në “Qemal Stafa”, një fitore kjo që i jep fund rezultateve negative të të kuqve në kampionat. Kryeqytetasit e drejtuar nga Hasan Lika dominuan pjesën më të madhe të lojës, por golat e tyre u shënuan në pjesën e dytë.
Protagonisti i fitores së parë pas 3 humbjeve radhazi ishte padyshim Jualian Malo, i cili mban autorësinë e 3 golave në portën e skuadrës durrsake.
Në ndeshjen tjetër, Laçi fitoi 2-0 ndaj Kastriotit në krujë me golat e Brkiç dhe Vuçaj. Java e 11 e Superligës do të mbyllet me ndeshjet e së dielës: Besa-Vllaznia, Flamurtari-Lushnja dhe Kukësi-Tirana.
Top Channel