Real në ndjekje të Barca

09/11/2013 00:00

Cristiano Ronaldo shënoi 3 gola në fitoren 5-1 të Real Madrid ndaj Sociedad dhe i bashkohet Diego Costa në krye të listës së golashënuesve të Primera Division.

Kjo është hera e dytë që portugezi shënon 3 gola në një ndeshje në këtë sezon. Brenda 36 minutave të para, madrilenët shënuan 4 herë në portën e kundështarëve të cilët u shfaqën shumë pasivë në lojë.

Rezultati 4-0 i pjesës së parë bëri që lojtarët e Realit të nënvlerësonin kundërshtarin në 45 minutat e dyta, gjë e cila u dha mundësinë atyre të shënonin golin e nderit me Griezman.

Por ai që tha fjalën e fundit në këtë ndeshjes ishte Ronaldo që vulosi fitoren e thellë të Realit, skuadër e cila e sheh veten 3 pikë larg Barcas kryesuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB