Përfaqësues të shoqërise civile, artistë, analistë, qytetarë të thjeshtë
dhe ambientaliste kanë zhvilluar një protestë, të tipit ‘Gandi’, siç e
kanë cilësuar ata, në krah të selisë së Kryeministrisë duke kërkuar
mospranimin e shkatërrimit të lëndëve kimike që pritet të vijnë nga
Siria.

Më herët ata kanë hedhur akuza ndaj Qeverisë, për mosbërjen transparente të këtij procesi duke rënë thjesht pre e presionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kur në fakt nuk asnjë detyrim të pranojë një gjë të tillë.

“Për më tepër kemi të bëjmë me një aksion, i cili është aspak transparent, nuk dijmë asgjë se çfarë kërkohet nga Shqipëria dhe nga shqiptarët, apo nga toka e shqiptarëve, qoftë kjo edhe për tw demontuar, për të varrosur, për të asgjësuar mbetjet që dalin nga shkatërrimi i këtyre lëndëve kimike”, thotë Kozara Kati.

Analisti Fatol Lubonja e ka konsideruar nje turp qe vendi yne shnderrohet ne nje kosh mbeturinash.

“Eshtë një turp, jo vetëm për klasën politike tonën, por mua më duket se është një turp edhe për amerikanët dhe për të gjithë ata perëndimorë që mendojnë se mund ta përdorin Shqipërinë nw kosh plehrash”, tha Lubonja.

“Nuk kemi as territorin, për arsye se territori i Shqipërisë është një territor më i papranueshmi në këtë aspekt, për faktin i sistemit ujor, me burime të pasura gjë që mund të krijojë një kontanimin me këtë përmasë katastrofike, nëse ndodh ndonjë rrjedhje e mundshme”, thotë ambientalisti Lavdosh Feruni.

Protestat e ambientalisteve dhe thirrjet ndaj qytetareve nuk do te rreshtin, sipas tyre, derisa Qeveria shqiptare te terhiqet e te refuzoje procesin e shkaterrimit te lendeve kimie ne vendin tone. Kjo levizje ka hartuar edhe nje axhende te reagimit qytetar në Tiranë dhe qytete te tjera, duke perfshire edhe nje proteste para selise se Ambasades Amerikane.

Top Channel