Juventus-Napoli, sfida Tevez-Higuain

09/11/2013 00:00

Java e 12-të e Serisë A vendos përballë Juventusin dhe Napolin, që këtë vit përvec rivalitetit mes dy skuadrave, ka edhe një sfidë brenda sfidës.

Të dielën në orë 20:45 minuta do të vendosen përballë dy ndër sulmuesit më të mirë të këtij kampionati të Serisë A, Carlos Tevez dhe Higuain, një sfidë 100 përqind argjentinase.

Dy sulmuesit që iu bashkuan merkatos e kësaj vere Serisë A kanë treguar një formë të mirë në këto javë të sezonit duke qenë vendimtarë me golat dhe prezencën e tyre jo vetëm në kampionat, por edhe në aventurën europiane të skuadrave përkatëse.

Megjithatë, përtej objektivave të Juventusit dhe Napolit, sfidë mes tyre është edhe sigurimi i një vendi në kombëtaren argjentinase për botërorin e Brazilit vitin e ardhshëm. Objektivi i Tevez është t’i ndryshojë mendim trajnerit Sabella për ta thërritur në kombëtare, ndërsa ai i Higuain është ruajtja e vendit në listën e 22 lojtarëve të grumbulluara…për momentin.

Juventus dhe Napoli ndodhen në kuotën e 28 pikëve, 3 më pak se Roma kryesuese. Ndeshja luhet të dielën në Torino dhe transmetohet drejpërdrejt në paketën SuperSport në Digitalb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB