Qendra Spitalore “Xhaferr Kongoli” në Qytetin e Elbasanit ka nisur një reformë të gjithanshme, pjesë kjo e programit të qeverisë Rama.

Gjatë një konference për shtyp Drejtorja e Spitalit Rajonal të Elbasanit, Desantila Tahiraj e ka vënë theksin tek cilësia e shërbimit në spitale dhe respektimi i orarit të punës nga mjekët duke mos lejuar në asnjë rast shërbimin në klinika private gjatë orarit shtetëror të shërbimit.

Sipas Tahirajt, Spitali i Elbasanit synon të konkurrojë në cilësi dhe shërbime. Tahiraj përshëndeti vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për ofrimin falas të shërbimit shëndetësor për të sëmurët me kancer dhe gratë shtatzëna.

Në vijim të reformës në sistemin shëndetësor, prioritet u cilësua edhe rritja e kualifikimit mjekësor, sidomos të Shërbimit të Urgjencës me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Top Channel