Ashtu si një javë më parë, përmbaruesit privatë kanë tentuar të hynë në
ambinetet e Partisë Socialdemokratie, për të zbatuar sipas tyre,
vendimin e gjykatave, të cilat ja kthejnë këtë objekt familjes
Manopulli.

Pas disa konfrontimeve me policinë private, e cila ishte kontraktuar nga PSD, përmbaruesit privat kanë arritur të hyjnë në ambintet e brendshme të godinës dhe kanë nisur nxjerrjen jashtë të objekteve.

Por kjo situatë ka zgjatur vetëm pak minuta, pasi ka mbërritur Policia e Tiranës, e cila pasi ka debatuar me përbaruesit, i ka nxjerr ata jashtë godinës.

Pasi janë nxjerrë jashtë dhe dera është mbyllur me zinxhir, pronarët kanë tentuar të hyjnë sërish në ambinetet e godinës, por nuk janë lejuar nga forcat e policisë së shtetit. Në një prononcim për mediat, përmbaruesi Baftjar Nelaj ka deklaruar se Policia është duke shkelur ligjin.

Ndërkaq, pas qetësimit të situatës dhe rimarrjen në kontroll të godinës nga Partia Socialdemokraite, kryetari i kësaj parite Skënder Gjinushi në një prononcim për mediat ka deklaruar se pronarët janë duke u keqpërdorur dhe se atyre u takon vetëm 1/3 sipërfaqes, për të cilën Gjinushi u shpreh se janë të lirë ta marrin.

Përmbaruesit privat kanë deklaruar se pavarësisht se nuk janë mbështetur nga Policia e Shtetit në këtë aksion, ata do të jenë aty për të zbatur vendimin e gjykates dhe për t’ja kthyer pronën pronarëve legjitimë.

 

Top Channel