Messi: Po e marr veten pas dëmtimeve

07/11/2013 00:00

Leo Messi shënoi një dygolësh ndaj Milanit në Ligën e Kampioneve pas katër takimeve radhazi ku nuk arrinte të gjente rrugën e rrjetës.

Për uefa.com argjentinasi foli për mini-krizën që kaloi dhe që shqetësoi ambientin katalanas.

“Jam i qetë, pak nga pak po rifitoj ritmin. Fakti që po luaj 90 minuta në çdo ndeshje po ma lehtëson rifitimin e formës dhe rifitimin e shpejtësisë që kisha para dëmtimit. Pësova dy dëmtime të njëpasnjëshme dhe kjo gjë ndikon në lojë”, sqaroi “Pleshti”.

Në lidhje me ndeshjen ndaj Milanit, Messi tha: “E zotëruam shumë mirë lojën që nga fillimi, ashtu siç bëjmë gjithmonë. Nuk patëm fat tek goli i kundërshtarëve, por në linja të përgjithshme ishim më lart se Milani.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB