Gjyqi për pallatin e Vlorës, pritet vendimi

07/11/2013 00:00

Ankesa e pronarëve të kompleksit ‘Jon’ në Vlore është marrë në shqyrtim
nga Gjykata. Avokatet e banorëve paraqitën një padi për sigurimin e
objektit, deri në përfundim të procesit gjyqesor.

Trupi gjykues ka marre ne dorezim materialet e paraqitura prej tyre. Ndersa perfaqesuesit e INUK kerkuan rrezimin e padise sepse çështja eshte ne proces verifikimi te dokumentacionit, nga ku mund te dale sipas tyre ose nje vendim per gjobe ose nje mase tjeter.

Nga ana e tij gjyqtari Sheme, pasi ka degjuar palet, ka kerkuar kohe per shqyrtimin e dosjes dhe marrjen e vendimit, ndersa eshte lene per ne oren 15.15 te dites se sotme dhenia vendimit te gjykates.

Top Channel