F1, Vettel flet për marrëdhënien me Webber

07/11/2013 00:00

Pasi ka fituar titullin e katërt kampion radhazi në Formulën 1, Sebastian Vettel ka folur hapur më në fund edhe për marrëdhënien e tij me shokun e skuadrës tek Red Bulli, Mark Webber.

“Gjithmonë e kemi respektuar njëri-tjetrin, sidomos në pistë. Kemi pesë vite shokë skuadre dhe ia njoh pikat e forta, ashtu siç edhe ai m’i njeh mua”, deklaroi gjermani në një konferencë shtypi të mbajtur në Milton Keynes, shtëpinë e Red Bullit.

Vettel shtoi se ka pasur edhe probleme mes tyre: “Dua të tregohem i ndershëm: nuk kemi patur marrëdhënien më të mirë të mundshme në nivel personal, por pikët që kemi grumbulluar së bashku i kanë dhënë ekipit 4 kampionate për konstruktorë dhe kjo është më e rëndësishmja.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB