Valdes, ndaj Milanit për rekordin e Kahn

06/11/2013 12:55

Ndeshja midis Barcelonës dhe Milanit do të jetë supersfida e javës së katërt të ndeshjeve të grupeve të Champions që zhvillohen këtë të mërkurë.

Megjithatë, për portierin Viktor Valdes ky takim do të ketë një rëndësi të veçantë jo vetëm për emrin e kundërshtarit përballë, kampion i shtatëfishtë të Europës në histori.

Në sfidën e mbrëmjes, Valdes do të thyejë rekordin e idhullit të tij, portierit Oliver Kahn, për ndeshje të luajtura në Champions League.

”Sot mund të kaloj numrin e ndeshjeve të luajtura në Champions prej idhullit tim, Oliver Kahn. Është një nder i veçantë për mua”, shkroi Valdes në një rrjet shoqëror.

Për portierin e Barcelonës, kjo do të jetë sfida e tij e 108 nën himnin e Champions League.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA