Amorim e ka jashtë planeve, shtatë klube futen në garë për shërbimet e mesfushorit të Manchester United
Është zyrtare: Rafael Nadal do e mbyllë vitin 2013 si numri 1 i tenisit botëror pasi mundi 7-6, 7-6 zviceranin Stanislav Wawrinka në fazën e grupeve të Masters Cup që po zhvillohet në Londër.
Fitorja e të mërkurës dhe ajo e një dite më parë ndaj Ferrer bëjnë që spanjolli të grumbullojë 400 pikë dhe është i paarritshëm nga Novak Djokovic edhe nëse ky i fundit do i fitonte të gjitha takimet deri në fund të vitit dhe Nadal t’i humbiste.
“Të mbyllja vitin si numri 1 ishte një motivim ekstra për mua, por tani mendoj vetëm për vazhdimësinë e turneut”, theksoi spanjolli pas takimit.
Kjo është hera e tretë që Rafael Nadal do e mbyllë vitin si numri 1 në Botë. Më parë kjo gjë kishte ndodhur në vitin 2008 dhe 2010.
Top Channel