Neymar: Tifozë, mos më shqetësoni!

06/11/2013 00:00

Edhe pse në fushë gjithçka po i ecën mirë, Neymar ka rrëfyer se ka probleme me disa nga tifozët e tij. Braziliani i Barcelonës ka thënë se disa prej fansave e telefonojnë në çdo orë të ditës.

“I dua shumë fansat e mi dhe nuk e di nëse do të arrija këtu ku jam pa mbështetjen e tyre. E kaloj ditën duke lexuar mesazhet që më dërgojnë, por kohët e fundit jam bezdisur nga disa persona që thonë se janë fansat e mi, por në fakt nuk janë. E ndërroj numrin e telefonit çdo dy javë pasi këta persona më telefonojnë dhe më dërgojnë mesazhe gjatë natës”, lexohet në një letër të Neymar.

Duket se këta fansa nuk mjaftohen duke bezdisur vetëm Neymarin, por edhe familjarët e tij: “Mësojnë numrin e prindërve apo të dashurës dhe i telefonojnë duke i thënë gënjeshtra nga më të ndryshmet. I kërkoj fansave të mi që nëse njohin njerëz të tillë, t’i këshillojnë dhe t’i bëjnë të ndryshojnë sjellje. Këta persona po më shkaktojnë probleme serioze.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB