Lewandowski: E kam vendosur të ardhmen

06/11/2013 00:00

Robert Lewandowski, të cilit i skadon në fund të këtij sezoni kontrata që e lidh me Borussia Dortmund, e ka shumë të qartë të ardhmen e tij.

Sulmuesi polak deklaroi për ‘Bild’ se e ka vendosur tashmë se për kë klub do të luajë sezonin e ardhshëm dhe se do e bëjë të ditur emrin e skuadrës së re në fillim të vitit 2014.

“E kam vendosur dhe nuk ka nevojë që klube të ndryshme të më bëjnë oferta. E di shumë mirë se kush do të jetë ekipi im i ri dhe do e bëj të ditur për publikun në fillim të vitit”, deklaroi Lewandowski.

Real Madrid, Barcelona, Arsenal, Manchester United apo Monaco janë skuadrat e interesuara për lojtarin e Borussias, por duket se vetë ai ka vendosur për Bayern Munchen.

Gjithsesi, 25-vjeçari ka garantuar se do të japë 100% për skuadrën e tij aktuale në mënyrë që të arrijë suksese të tjera me verdhezinjtë: “Ndihem mirë në Dortmund, por dua diçka të re në karrierë. Do të jap maksimumin në mënyrë që t’i jap lamtumirën tifozëve me një titull.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB