Borussia-Arsenal, finalja e “grupit të vdekjes”

06/11/2013 13:15

Do të jetë një përballje midis “heavy-metal” të preferuar prej Jurgen Klopp dhe simfonive të adhuruara prej Wenger.

Një sfidë e gjitha për t’u shijuar për ne nga televizori, por aspak e këndshme për futbollistët në fushë, pasi në të vërtetë, Borussia Dortmund-Arsenal do të jetë një “finale” për secilën prej skuadrave.

Gjermanët, duke fituar në Londër ndryshuan tërësisht gjendjen e grupit dhe një humbje do ta ndërlikonte kualifikimin së tepërmi për secilën prej skuadrave.

Nëse Napoli do të përmbushë pritshmëritë dhe të regjistrojë një fitore ndaj Marsejës në fushën e tij, humbësi i kësaj sfide do të duhet të luajë me çdo kusht për gjashtë pikët e mbetura në lojë për të pasur një garanci, ndonëse jo matematikore për kualifikimin.

E ndërsa forma e të dy skuadrave është e shkëlqyer, me Borussian që vjen nga fitorja 6-1 me Sttugartin dhe Arsenalin nga suksesi 2-0 përballë Liverpool, gjermanët kanë një avantazh të lehtë në publikun e tyre të mrekullueshëm, por edhe faktin që luajnë me skuadrën e tyre të plotë.

Nga ana e tyre, kryesuesit e Premier League do të jenë të privuar në këtë takim nga Wilshire dhe Flamini, ndërsa në dyshim është edhe Gibbs.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA